NJOFTIM PËR MEDIA

19  korrik 2011

Më 20 dhe 21 korrik 2011, në Bruksel do të mbahet raundi i gjashtë i dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimit e BE-se. Në fokus të këtij raundi të dialogut do të jetë mundësia e përfundimit të marrëveshjes për katër çështje: çështja e telekomunikacionit, energjisë, regjistrat kadastrale dhe vulat doganore të Kosovës. Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri si udhëheqëse e delegacionit.

Edhe në këtë raund sikurse edhe në raundet e kaluara të dialogut teknik, delegacioni i Republikës së Kosovës do ta shpalos dhe mbrojë qëndrimet e veta të cilat janë në harmoni me Kushtetutën, ligjet, rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe Platformën e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi dialogun teknik midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Në delegacion marrin pjesë edhe Lirim Greiçevci – këshilltar politik i Kryeministrit, Dren Zeka – këshilltar i lartë politik i zëvendëskryeministres Tahiri, Florent Bakija – Këshilltar politik i ZVKM/Ministres se MTI-së, Mimoza Kusari – Lila, Ali Hamiti nga – ZRE, Fadil Ismajli – KOSTT, Arben Gjukaj – KEK, Ekrem Hoxha – ART, Ilir Imeri – ART, Murat Meha – Agjencioni Kadastral i Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors