Këshilli Organizativ për shënimin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, ju njofton me agjendën e aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur.
Aktivitetet e planifikuara për datën 30.08.2017:
– Duke filluar nga ora 10:00, vendosja e luleve te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’ (përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës).
– Nga ora 10:30 ‘Ecja e përbashkët’ nga ‘Përmendorja’ deri në sheshin ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, ku do të përcjellën edhe mesazhet dhe kërkesat nga familjarët e pranishëm.