Ministri Arban Abrashi emërohet zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 22 janar 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e nëntë të Qeverisë, të zhvilluar të mërkurën, e ka njoftuar kabinetin qeveritar për vendimin e tij për emërimin e ministrit të Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në detyrën e zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për thellimin dhe avancimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit me mediet dhe me shoqërinë civile, në shërbim të transparencës dhe informimit të drejtë të qytetarëve të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors