Mbledhja e katërt e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë, 13 mars 2026

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar:

  • Kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 500,000€, për mbështetjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.
  • Ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,000.00€ për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
  • Autorizimin e Ministrit që t’i aprovojë transferet nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nënprogram tjetër për shumat individuale deri në 40,000€.
  • Ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 370,000.00€ për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).
  • Propozimin e Ministrisë së Financave për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me KfW për programin në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors