Mbledhja e 268-të e Qeverisë

Prishtinë, 22 gusht 2025

 Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:

–         Vazhduar mandatin Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së veriut deri më 15 tetor 2025;

–         Plotësuar dhe ndryshuar Statutin Nr. 01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës; 

–         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë 105,000 euro, deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim: Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë;

–         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumën prej 580,780 euro, për financim shtesë të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes;

–         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 372,100 euro për financim të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors