Mbledhja e 264-të e Qeverisë

Prishtinë 9 korrik 2025

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 264-të në të cilën ka:

– Ndarë 580 mijë euro për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e Shkollës së Muzikës dhe Muzeut të Preshevës.

– Rialokuar 1.2 milionë euro për 10 projekte kapitale në 10 komuna: Dragash, Ferizaj, Gjakovë, Han i Elezit, Klinë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Prizren dhe Mamushë. Kjo mbështetje për komunat vijon në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal 2025 për nxitjen e zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm social e ekonomik brenda rajoneve.

– Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Grantin për Përgatitjen e Projektit “Programi – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit, Faza 2”. Ky grant ka për qëllim të ndihmojë Qeverinë në zhvillimin e një kornize rregullatore kombëtare për digat. Asistenca teknike e projektit siguron që Kosova është e përgatitur në mënyrë strukturore për zbatimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë së digave, në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare. Financimi total i grantit: 1 milion dollarë dhe zbatuese e projektit do të jetë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

– Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të transferuar mjete buxhetore në vlerë prej 712,215 euro për mbulimin e obligimeve sipas për mbulimin e obligimeve sipas Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet MKRS-së dhe Federatës së Volejbollit, Komitetit Olimpik të Kosovës.

– Ndarë 2 milionë euro për të mbështetur punësimin e qytetarëve të komuniteteve joshumicë në tërë vendin, në kuadër të Masës 1.9 – Mbështetja e punësimit të personave nga komunitetet joshumicë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors