Mbahet takimi i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe donatorëve për zhvendosjen e romëve nga kampet në veri të Mitrovicës


Image

Prishtinë, 7 maj 2009

Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës Hajredin Kuçi sot është mbajtur një takim me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, komunës së Mitrovicës dhe donatorët potencial për zhvendosjen e komunitetit rom nga kampet në veri të komunës së Mitrovicës.

Hajredin Kuçi në hapje të takimit ka ftuar të gjithë donatorët dhe institucionet ndërkombëtare dhe ato vendore që të përkrahin dhe mbështesin aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të zhvendosur komunitetin rom nga veriu në Lagjen e Romëve, ku planifikohet ndërtimi i banesave, shtëpive dhe infrastrukturës së nevojshme.

“Ne kemi një problem me kampet e romëve që gjenden në pjesën veriore të Kosovës. Qeveria e Kosovës është e gatshme që ata t’i kthejë në pronat dhe shtëpitë e tyre”, ka thënë z. Kuçi, duke shtuar se edhe nga komuna e Mitrovicës do t’u ofrohet ndihmë në kuptimin e ofrimit të tokës për ndërtim, si dhe ndihma financiare nga donatorët dhe Qeveria.

Sipas z. Kuçi kjo tregon se Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme dhe ka vullnet që të bëjë çdo gjë qe është e mundur që ti kthej gjithë qytetarët e saj në pronat dhe shtëpitë e tyre. Ky është një projekt  i gjithëmbarshëm i Kosovës që të kthehen në pronat e tyre qytetaret shqiptarë, serbë, romë dhe  komunitetet tjera. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors