Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Prishtinë, 17 mars 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Lulzim Hetemi në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Kryeministri Kurti e uroi z. Hetemi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 23 prillit 2023, z. Hetemi u zgjodh kryetar i komunës së Leposaviqit, detyrë në të cilën shërbeu deri në fund të mandatit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors