Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon qeverinë dhe popullin kroat me rastin e anëtarësimit të plotë të Kroacisë në Bashkimin Evropian


Image

Zagreb, 30 qershor 2013

Me rastin e anëtarësimit të Kroacisë si anëtare e 28 e Bashkimit Evropian, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar homologun e tij kroat Zoran Milanoviç dhe popullin e Kroacisë 

Në tekstin e urimit thuhet:

Shkëlqesia Juaj, Kryemnistër Milanoviç,

Kam nderin dhe privilegjin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’Ju uroj pranimin e Kroacisë si anëtare e plotë e Bashkimit Evropian.

Pranimi i Krocisë në Bashkimin Evropian është fitore historike dhe politike e popullit kroat dhe dëshmi se demokratizimi i rajonit tonë ka perspektive të sigurt euratlanatike.

Kroacia është shembull i mirë i përparimit ekonomik, thellimit të demokracisë, zbatimit të reformave, funksionimit të fqinjësisë së mirë dhe krijimit të sigurisë në rajon, që shërben edhe për popuj dhe shtete tjera të rajonit.

Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj i gëzohen sinqerisht anëtarësimit të Kroacisë në radhët e Bashkimit Evropian dhe shprehim besimin se populli kroat do të intensifikojë prosperitetin dhe lulëzimin ekonomik.

Hashim Thaçi
Kryemnistër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors