Kryeministri Thaçi: Zotëri Kryeministër Blair, ju jeni lider i përmasave botërore , je mik, je hero i Kosovës


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 8 korrik 2010

Në vazhdim po e japim të plotë, fjalën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e përbashkët për media me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair

Kisha nderin dhe kënaqësinë e veçantë ta takojë mikun tim dhe të popullit të Kosovës , kryeministrin britanik Tony Blair.

 I nderuari ish kryeministër ju falënderojë shumë që keni pranuar ftesën që të vizitoni Republikën e Kosovës . Për Kosovën , për qytetarët e saj ju i nderuari Tony Blair jeni lider i përmasave botërore , je mik, je hero.

Ju falënderoj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës , në emër të qytetarëve të Kosovës për të gjitha angazhimet tuaja për lirinë e Kosovës .

Në të njëjtën kohë edhe pavarësia e Kosovës lidhet me kontributin tuaj të jashtëzakonshëm,  të qeverisë britaneze dhe popullit britanez.

Me kryeministrin Blair evokuan edhe kujtimet tona edhe gjatë kohës së luftës edhe gjatë vizitës së refugjatëve por edhe angazhimet që i ka tani.

E njoftova z. Blair për të arriturat e Republikës së Kosovës e cila është njohur nga 69 vende te fuqishme të botës, që është anëtarësuar ne FMN dhe BB  dhe presim së shpejti të jemi anëtar të BERZH –it.

Jemi duke pritur opinionin e GJND- së që do të hap një fazë të re pozitive për Kosovën fuqizimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës por të njëjtën kohë që do të sjell edhe njohje të reja dhe relacione të reja me Republikën  e Serbisë për çështjet praktike.

E njoftova zotin Blair për progresin ekonomik dhe pritjet e njerëzve dhe perspektivën tonë euroatlantike. Ne kemi ndërtuar raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit presim të ndërtojmë raporte të mira edhe me Serbinë.

Z Tony Blair së bashku, ju me mikun presidentin Bill Klinton,  jeni pishtar ndërkombëtar për lirinë e Kosovës , prandaj ne ju nderojmë si lider edhe si hero i Kosovës ,

Për institucionet e Kosovës  dhe popullit të Kosovës, kontributi juaj ka qenë është dhe do të mbetet historik. Kontributi juaj do të çmohet për jetë e mot .

Marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar do të jenë speciale falë edhe kontributit tuaj personal.

Nga ana tjetër ish kryeministri Tony Blair shprehu kënaqësinë për takimin me kryeministrin Thaçi. Blair tha se është nder dhe kënaqësi që është përsëri në Kosovë , në shtetin e pavarur të Kosovës.

“Nga vizita ime para 11 vitesh këtu ka një progres të madh dhe është bërë një punë e jashtëzakonshme. Sfida është që të ndërtojmë shtetin dhe ekonominë dhe mbështetjen për vendin e Kosovës në mesin e kombeve dhe anëtarësimin e Kosovës në BE”, theksoi z. Blair.

Pres ditët ardhshme që të vizitojë edhe disa pjesë të shtetit të Kosovës , theksoi mes tjerash Tony Blair.    

Në shenjë falënderimi kryeministri Hashim Thaçi i ka dhuruar ish-kryeministrit britanik një kopje të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors