Kryeministri Thaçi vlerëson lartë fillimin e procesit të reformimit të sistemit zgjedhor në Kosovë


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 20 prill 2011

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar fillimin e procesit të reformimit të sistemit zgjedhor në Kosovë. Kjo ka qenë edhe një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës ka thënë kryeministri Thaçi. Qeveria do të mbështes punën e komisioneve të Kuvendit për reformën e sistemit zgjedhor dhe kushtetues në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar edhe punën e zhvilluar për përfundimin e procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka informuar kabinetin qeveritar për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në këtë proces dhe ka theksuar se regjistrimi i popullsisë do të ofrojë pamjen demografike të Kosovës, e cila i ka munguar Kosovës në tri deceniet e kaluara.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ndihmë Juridike Falas; Projektligjin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve; Projektligjin për Efiçencën e Energjisë Elektrike; dhe Rregulloren për koordinimin e donatorëve.

Në mbështetje të manifestimeve që do të zhvillohen për nderë të ditës memoriale të komunitetit turk në Kosovë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 16,500 euro.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors