Kryeministri Thaçi udhëtoi në Zagreb për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të hyrjes së Kroacisë në radhët e BE-së


Image

Prishtinë, 29.06.2013

Me rastin e hyrjes e Kroacisë si anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi sot në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të hyrjes së shtetit te 28 në radhët e BE-së

Në këtë ngjarje të rëndësishme për shtetin kroat, që ka njohur pavarësinë e Kosovës që në ditët e para pas shpalljes, në Zagreb do te marrin pjesë presidentë, kryeministra dhe burrështetas nga vende të ndryshme të rajonit dhe të botës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors