Kryeministri Thaçi u prit nga kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan


Image


Image


Image

Prishtinë, 10 maj 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u prit sot nga kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Gjatë takimit të dy kryeministrave është biseduar për zbatimin në praktikë të marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të arritur pas negociatave në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si dhe për procesin e njohjeve për shtetin e Kosovës, dhe çështje tjera në interes të të dy shteteve.

Nga ana e tij, kryeministri Erdogan ka përkrahur kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për marrëveshjen e arritur, dhe ka theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshje është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Të dy kryeministrat vlerësuan lartë marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Turqi, dhe u shprehën të përkushtuar që të avancojnë edhe më shumë bashkëpunimin në mes tyre, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors