Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron gjithmonë e përkushtuar për të mbështetur dhe krijuar kushte sa me të mira në ushtrimin e funksionit të noterisë


Image

Prishtinë, 27 qershor 2011

I nderuari zëvendëskryeministër Kuçi,
I nderuari z.Strasser,z. Waelty,
Zonja dhe zotërinj,
Mysafirë të nderuar,

Në mesin e shumë aktiviteteve që Qeveria e Republikës së Kosovës i udhëheqë, dhe në mesin e shumë nismave që Ministria e Drejtësisë i ndërmarrë gjatë kryerjes së punës së saj dhe projekteve që finalizojnë dita ditës së bashku, unë sot kam kënaqësinë e veçantë që të jem sot para jush për të certifikuar noterët e parë në Republikën e Kosovës.

Pas një rruge të gjatë, e që për asnjë nga ne nuk ka qenë fare e lehtë, edhe veprimtaria e noterisë po funskionalizohet në vendin tonë.

Siç e dini, ideja për themelimin e noterisë si veprimtari publike është shfaqur jo fort vonë, për të ndihmuar edhe përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve tanë, me qëllim të vazhdueshëm në përmirësimin e kualitetit të jetës së tyre në fusha të ndryshme – e në këtë rast në drejtësi.

Andaj, noterinë e themeluam për të ndihmuar qytetarët tanë në dy dimensione: duke ua lehtësuar atyre punën me çështje ligjore, dhe në të njëjtën kohë duke pasur për qëllim që të lehtësohen Gjykatat tona të rregullta nga një numër i stërmadh lëndësh.

Si çdo hap i parë, edhe themelimi i noterisë nuk ka qenë hap i lehtë për t’u marrë, iniciativë e lehtë për t’u mbështetur apo aktivitet i lehtë për t’u zbatuar.

Andaj, sot dua gjithsesi të shfrytëzoj rastin që t’i falënderoj bashkëpunëtorët e partnerët tanë në arritjen e këtij qëllimi fisnik.

Qeveria e Republikës  së Kosovës shpreh konsideratën dhe falënderimin e saj për bashkëpunëtorët dhe donatorët të cilët ndihmuan në funksionalizimin e këtij sistemi.

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Prishtinë , njëri nga partnerët tanë kryesor në këtë  nismë dhe bashkëpunëtori  në aktivizimin e veprimtarisë së noterisë, të cilët kanë punuar së bashku me ne çdo ditë qysh nga fillimi i saj si ide.

Falënderoj USAID-in për ndihmën e pakursyer dhe  ministrisë së Drejtësisë në funksionalizimin e procesit dhe ndihmën rreth plotësimeve në Ligjin për Noterinë. Në mesin e shumë proceseve me rëndësi që ata na i mbështesin vazhdimisht.

Neve na mbetet të presim që ky funksion me shumë rëndësi  për Republikën e Kosovës të filloj të urtësohet  me licencimin  e Noterëve të parë nga 1 janari i  vitit 2012.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë qëndron gjithmonë e përkushtuar ndaj këtij procesi dhe juve si profesionistë për tu mundësuar , mbështetur dhe krijuar kushte sa me të mira në ushtrimin e funksionit tuaj  në mes tjerash edhe duke bërë tashmë kompletimin e infrastrukturës së mbetur ligjore  që nevojat për ta përmbyllur këtë fazë të procesit.

Shpresoj që së shpejti gjeneratat e ardhshme të noterëve do të trajnohen e mbështetën akoma më shumë e më mirë nga projekti ynë i ardhshëm, Akademia e Drejtësisë e cila do të ketë për qëllim bashkimin dhe edukimin  e profesionistëve të drejtësisë, në mënyrë akoma më të profesionalizuar sesa sot.

Ndërkohë ministria e Drejtësisë edhe njëra nga organet t më të rëndësishme në karrierën tuaj të ardhshme – Oda e Noterëve të Kosovës do të punojnë për të përmbushur interesat tuaja gjatë ushtrimit të profesionit me shumë rëndësi për qytetarët tanë.

Në fund, më lejoni të rikujtoj që pjesa më e rëndësishme e punës ende mbetet të shihet e të bëhet. Kjo është pjesa që ju takon juve, noterë të ardhshëm.

Sot kur në mënyrë ceremoniale po e fillojmë një kapitull komplet të ri për sistemin tonë të drejtësisë, ju uroj për arritjet tuaja dhe uroj e besoj se në fillimin e ushtrimit të profesionit tuaj, ju do të udhëhiqeni gjithmonë nga profesionalizmi, etika e parimet e drejtësisë, duke pasur gjithmonë vizion mbrojtjen e interesave të qytetarëve tanë dhe të drejtësisë.

Ju faleminderit!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors