Kryeministri Thaçi pret një delegacion të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut


Image


Image


Image

Prishtinë, 28 maj 2010

Duke vlerësuar lartë vepritmtarinë e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në kohërat më të vështira për Kosovën dhe qytetarët e saj dhe tani në këto vite të shtetësisë, kryeministri Hashim Thaçi theksoi se botimi i kësaj monografie është edhe një dëshmi për luftën, për sakrificën e popullit të Kosovës, dhe për gjenocidin, që është ushtruar nga regjimi i Serbisë mbi qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Thaçi po ashtu inkurajoi udhëheqësit e KMDLNJ-së që të vazhdojnë përkushtimet e tyre për ndriçimin e plotë të së vërtetës për krimet e bëra në Kosovë gjatë periudhës së luftës, si dhe ofroi vazhdimin e mbështetjes institucionale në këtë drejtim.

Nga ana e tij, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Pajazit Nushi, falënderoi dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që kryeministri Thaçi dhe qeveria i kanë dhënë punës së KMDLNJ-së në zbardhjen e të vërtetës për krimet e luftës në Kosovë dhe në veçanti botimit të Monografisë.

Z.Nushi theksoi se angazhimet e KMDLNJ-së do të thellohen edhe më tej, gjithnjë në funksion të drejtësisë, të vërtetës dhe perspektivës evropiane të popullit të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors