Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Runjeva dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me rastin e vdekjes së kryetarit të Degës së OVL të UÇK-së në Kaçanik, Ejup Runjeva


Image

Prishtinë, 2 prill 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Runjevadhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me rastin e vdekjes së kryetarit të Degës së OVL të UÇK-së në Kaçanik, Ejup Runjeva

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

E nderuara familje Runjeva,

Të nderuar anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,

Me dhimbje të madhe e mora lajmin që luftëtari i UÇK-së, kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Kaçanik, Ejup Runjeva ka ndërruar jetë.

Jeta dhe veprimtaria patriotike e Ejupit  është shembull se si duhet të punohet dhe të luftohet për lirinë dhe të ardhmen e ndritshme të atdheut.

Idealet e Ejupit dhe gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u jetësuan me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe tani po vazhdojnë të jetësohen çdo ditë e më tepër me zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors