Kryeministri Thaçi: Kosovën evropiane ia kam borxh qytetarëve të mi – unë do të mbikëqyr personalisht procesin e reformave


Image

Prishtinë, 8 shkurt 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në një takim me ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian në Prishtinë, në prani të Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, shefit të Zyrës së BE-së në Prishtinë, Samuel Žbogar.

Në fillim të fjalës së tij, kryeministri Thaçi ka theksuar se Kosova tashmë ka hyrë në një nga vitet më të rëndësishme pas pavarësisë dhe ka potencuar se viti 2012 është viti i Përmbylljes së Pavarësisë së Mbikqyrur dhe fillimit të materializimit të perspektivës sonë evropiane.

Kryeministri Thaçi në takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të BE-së në Prishtinë, ftoi edhe një herë ata që të vazhdojnë të mbështesin Kosovën, në mënyrë unike.

“Kosova ka punuar shumë në përmbushjen e kritereve teknike për liberalizimin e vizave. Çdo obligim që do të jetë në udhërrëfyes do të trajtohet me prioritet. Ne do të përmbushim në afat rekord të gjitha kriteret. Ky është prioriteti për mua, për qeverinë dhe për popullin e Kosovës” ka thënë kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka ritheksuar se në kuadër të avancimit te mardhenieve mes BE-së dhe Kosovës do të duhet të nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit.

“Pavarësisht vështirësive, qeveria që unë drejtoj dhe qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur platformën evropiane dhe modelin evropian për ndërtimin e Kosovës. Si kryeministër, Kosovën evropiane ia kam borxh qytetarëve të mi, dhe unë do të mbikëqyr personalisht procesin e reformave. Unë besoj që ne edhe më tutje duhet të vazhdojmë angazhimet tona, dhe marrëveshjet e arritura t’i implementojmë në tërësi” ka theksuar z.Thaçi.   

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors