Kryeministri Thaçi: Ju garantoj që do ta kthejmë rendin dhe ligjin në veri të vendit me çdo çmim

Prishtinë, 28 korrik 2011

Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës

I nderuar kreytar Krasniqi;

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës;

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës;

Zonja dhe zotërinjë;

Me lejoni të iu informoj juve dhe qytetarët lidhur me zhvillimit e fundit në veriun e Kosovës.

Siç jeni në dijeni, Qeveria e Republikës së Kosovës javën e kaluar marrë vendim për aplikimin e masave të reciprocitetit për mallrat që janë importuar nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Natyrisht, ky vendim ka filluar të zbatohet në të gjitha pikat kufitare menjehrë, në përjashtim të pikës 1 dhe 31 në veri të vendit ku policët kufitar të nacionaliteti serb së bashku policët e EULEX kanë refuzuar të zbatojnë vendimin për ndalimin e mallrave që vinë nga Serbia.

Për rredhojë, unë si kryeministër kam autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për vendosjen e sundimit të ligjit dhe zbatimin e vendimit për reciprocitet në pikën 1 dhe 31.

Policia e Kosovës ka filluar operacionin dhe pas përfundimit me sukses të operacionit të njësive speciale në veri të vendit, ato janë tërhequr dhe policia kufitare dhe doganieret janë vendosur në pikën 1 dhe 31 për të kryer punën e tyre.

Fatkeqësisht, dje në orët e pasdites, një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga liderët e strukturave paralele serbe dhe autoritetet e Beogradit, kanë sulmuar fillimisht pikën 1, e më pas atë 31.

Pika 1 është djegur dhe dëmtuar në masë të madhe, ndërsa pika 31 është mbrojtur nga forcat e KFOR-it dhe ato të policisë së Kosovës.

Këto veprime të dhunshme janë urdhëruar, koordinuar dhe udhëhequra nga strukturat me të larta politike të qeverisë së Serbisë.

Kjo është vërtetë për të ardhur keq.

Në ndërkohë, forcat e KFOR-it dhe policia e Kosovës kanë mbajtur kontrollin në pikën 31, ndërsa pika 1 është rimarr3 nga forcat e KFOR-it dhe aktualisht është mbyllur për qarkullim.

Qeveria e Republikës së Kosovës, do të ndërmarrë veprime të menjëhereshme qysh sot për të riparuar logjistikën e dëmtuar në pikën 1, me qëllim që aty të dërgohen përsri oficerët e policisë kufitare të Kosovës së bashku me doganierët.

Në pikën kufitare 31, policia kufitare e Kosovës së bashku me doganierët tanë, janë duke kryer punën e tyre ndërsa KFOR është duke ofruar siguri.

Të nderuar deputetë;

Më lejoni të përsëris edhe një herë, se ne nuk do bëjmë asnjë hap mbrapa.

Masat e reciprocitetit me Serbinë do të instalohen dhe zbatohen në gjitha pikat kufitare me Serbinë dhe kjo do të zgjasë derisa Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj.

Aktualisht kemi vështirësi dhe ballafaqime, por nuk do të tërhiqemi në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, kjo është toka jonë, është vendi ynë, është e drejta jonë kushtetuese dhe ligjore. 

Dua t’ju siguroj që nuk do të ketë kthim prapa dhe skenari i Serbisë për ndarjen e veriut të Kosovës nuk do të ndodhë kurrë dhe me asnjë çmim.

Ruajtja e qetësisë, sigurisë dhe tërësisë territorial të Republikës së Kosovës është detyra jonë parësore.

Për këto parime nuk do të ketë kompromis.

Të nderuar deputetë;

Është e qartë që turmat e dhunshme kriminale, të motivuara dhe financuara nga autoritetet e Beogradit po synojnë që ta sfidojnë integritetin tonë dhe pushtojnë një pjesë të territorit të Kosovës.

Kjo dëshirë e tyre e përjetshme e trashëguar nga politika gjenocidiale e Millosheviqit, në asnjë rrethanë nuk do të ketë sukses.

Është e destinuar të dështojë, sepse në shekullin 21, përpjekjet për pushtim të territorve përmes dhunës janë të papranueshme nga bota demokratike.

Me veprimet e fundit të dhunshme të Serbisë edhe një herë është demaskuar publikisht politika e Beogradit ndaj Kosovës.

Po ne nuk do të biem në grackën e tyre.

Unë ftoj qytetarët që ta ruajnë qetësinë, dhe të ken besim tekë ne.

Të besoni në institucionet e Shtetit të Kosovës dhe në KFOR-in-m NATO-n.

Ju garantoj që do ta kthejmë rendin dhe ligjin në veri të vendin me çdo çmim.

Keni besim në ne.

Ruani qetësinë.

Ne nuk do të zmbrapsemi.

Për Kosovën do të këtë vetëm ecje përpara!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors