Kryeministri Thaçi: Institucionet e reja të Republikës së Kosovës janë të përkushtuara plotësisht për agjendën evropiane


Image


Image

Prishtinë, 25 shkurt 2011
 
Në këtë kuadër, në takim u potencua se dialogu për çështje praktike do të fokusohet në çështjet të cilat do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyjave vendeve, siç janë lëvizja e lirë, shkëmbimi tregtar dhe bashkëpunimi rajonal.
 
Nga ana e tij, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se institucionet e reja të Republikës së Kosovës janë të përkushtuara plotësisht për agjendën evropiane, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, mirëqenien e qytetarëve, raportet e mira me të gjithë fqinjët, të cilat do të çojnë në afat sa më të shpejtë tek integrimi euroatlantik i Kosovës.
 
Në takim, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, udhëheqëse e delegacionit të Republikës së Kosovës për dialogun për çështje praktike me Republikën e Serbisë.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors