Prishtinë, 2 janar 2012
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe familjes Gligorov, me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
I nderuari kryeministër Gruevski,
E nderuara familje Gligorov,
Me pikëllim morëm lajmin që ish-presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov ndërroi jetë.
Vdekja e ish-presidentit Gligorov, personalitetit të rëndësishëm të fillimit të transicionit demokratik në Maqedoni, shënon një humbje për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës