Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, për organizimin edhe mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013


Image

Prishtinë, 28 Qershor 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, për organizimin edhe mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013.

Në telegram thuhet:

Shkëlqesia Juaj, Kryeministër Berisha,

Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’Ju përgëzoj për organizimin edhe mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, sipas standardeve më të larta demokratike.

Në këto zgjedhje Shqipëria me sukses të plotë kaloi testin e demokracisë, duke i hapur vetes rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Si Kryeministër i shtetit më të ri ndihëm krenar që bashkë me Ju z. Berisha punuam në shumë projekte të integrimeve kombëtare dhe zhvillimore të vendeve tona dhe rajonit.

Me punën dhe qëndrimin tuaj Ju do të respektoheni gjithmonë si lider i rëndësishëm historik i Shqipërisë demokratike, i tranzicionit dhe sfidave 23 vjeçare të shtetit shqiptar.

I nderuar Kryeministër Berisha,

Ju keni dhenë kontribut të pamohueshëm për fitoren e demokracisë në Shqipëri, keni mbështetur vazhdimisht aspiratat e popullit të Kosovës për liri, pavarësi, sovranitet dhe afirmim të të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Kontributi juaj do të mbetet historik për integrimin e Shqipërisë në NATO, për liberalizimin e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe hapjen perspektivës për integrime euroatlantike.

Ju do të mbeteni përgjithmonë miku im dhe burrështetas i nderuar i popullit të Kosovës.

Hashim THAÇI
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors