Kryeministri Thaçi: Dialogu teknik Kosovë – Serbi do të përmbyllet me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete

Prishtinë, 6 Korrik 2011

Kryeministri Thaçi me këtë rast ka ripërsëritur se këto janë konkluzione që dalin nga takimet që janë zhvilluar në Bruksel në mes të delegacionit shtetëror të Kosovës dhe atij të Serbisë .

Së pari është njohja e diplomave që ka qenë një kërkesë e kamotshme, që është pritur shumë mirë nga gjithë qytetarët dhe partitë politike në Preshevë dhe Bujanoc.

Ndërsa sa i përket lëvizjes së lirë z. Thaçi ka thënë se ka edhe disa çështje teknike që duhet definuar në të ardhmen.

Lidhur me çështjen e regjistrave civil, kryeministri Thaçi ka pohuar se ekipet e ekspertëve kosovarë dhe ndërkombëtarë do të jenë atje dhe gjithçka do të jetë transparente edhe për Kosovën edhe për Serbinë.

“Ky dialog ka qenë një obligim ndërkombëtar që Kosova ka pranuar në bazë të një rezolute të OKB-së  e miratuar vitin e kaluar . Kjo është një agjendë evropiane me zgjidhje të modelit evropian dhe në Kosovë ka një konsensus të gjithë spektrit politik”, tha z. Thaçi.

Në pyetjen se a do të ratifikohen këto marrëveshje në Kuvendin e Kosovës, z. Thaçi ka thënë se gjithçka është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pushtetet janë të ndara. Qeveria kryen obligimet e vet ekzekutive, natyrisht se këto janë konkluzione dhe Parlamenti i Kosovës i ka dhënë mbështetje të plot këtij procesi që është në interesin e dy vendeve, për një jetë më të mirë të qytetarëve të dy vendeve, në shtetin e Kosovës dhe në shtetin serb.  Parlamenti i Kosovës i ka konkluzionet dhe gjithçka është transparente, nuk ka asgjë për t’u fshehur dhe të cilat mund të them se janë fillimi për tu njohur reciprokisht midis shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

“E kam thënë edhe më herët ky proces do të përmbyllet me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi në bisedë me gazetarët e akredituar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.      

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors