Kryeministri Thaçi: Anëtarësimi i Kroacisë në NATO, forcim i paqes, stabilitetit, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe fqinjësisë e mirë në Ballkan

Prishtinë, 2 prill 2009

Në telegramin e urimit thuhet:

I nderuari Kryeministër Sanader,

Pranimi zyrtar i Republikës së Kroacisë në Aleancën Veriatlantike të NATO-s është ngjarje e rëndësishme dhe historike për Kroacinë dhe popullin kroat.

Anëtarësimi me të drejta të barabarta i Kroacisë në NATO shënon edhe një fitore për rajonin tonë dhe për shtetet që përmes integrimit në institucionet euroatlantike synojnë forcimin e paqes, stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe fqinjësinë e mirë në Ballkan.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh urimet më të sinqerta për këtë të arritur madhore, duke besuar fuqishëm që Kroacia do të thellojë  rrugëtimin e sigurt drejt integrimit edhe në strukturat e Bashkimit Evropian.

Hashim Thaçi

Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors