Kryeministri Thaçi: 28 Nëntori 2009, e gjen shtetin demokratik të Kosovës në rrugën e pandalshme të integrimit në institucionet euroatlantike


Image

Prishtinë, 27 Nëntor 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon qytetarët shqiptarë për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar. Në telegram thuhet:
 
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është datë e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë.

Republika e Shqipërisë, si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon, është dëshmuar se është model i suksesit të demokracie, i fqinjësisë së mirë, i lirisë, i prosperitetit dhe i zhvillimit ekonomik.
 
Sot, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe drejt rrugës së sigurt për t’u integruar në Bashkim Evropian.

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori 2009, e gjen shtetin demokratik të Kosovës në rrugën e pandalshme të integrimit në institucionet euroatlantike.
 
Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, gjithë bashkëkombësit tanë krenohen me të arriturat e përbashkëta në rrugë drejt integrimit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm.
 
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors