Kryeministri priti në takim ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese


Image

Prishtinë, 16 dhjetor 2014

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme priti edhe ambasadorin italian në Prishtinë, Andreas Ferrarese i cila ka përcjell urimet e tij dhe të qeverisë italiane për zgjedhjen  në pozitën e kryeministrit.

Ambasadori italian ka shprehur interesimin e qeverisë italiane për të ndërtuar bashkëpunim miqësorë dhe aktiv me Qeverinë e Kosovës në funksion të ndërtimit të stabilitetit të qëndrueshëm rajonal me perspektivën e integrimeve evropiane.

Duke falënderuar për urimet e shprehura, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar fokusimin e programit qeverisës në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe në përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian të vendit tonë. Kryeministri ka vlerësuar lartë mbështetjen e vendeve mike me ndërtimin e shtetësisë dhe shoqërisë demokratike në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors