Kryeministri Mustafa: Zhvillimi ekonomik dhe investimet prioritet i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë


Image


Image

Prishtinë, 20 janar 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të mërkurën në takim ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic.
 
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, duke theksuar përkushtimin maksimal të Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, për integrime evropiane si dhe për fuqizimin e gjithanshëm të institucioneve demokratike dhe sundimin e rendit e ligjit.
 
Kryeministri Isa Mustafa shprehu mirënjohje për përkrahjen që Kroacia ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
 
Kryeministri Mustafa veçoi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e investimeve dhe të zhvillimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.
 
Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kroacisë për bashkëpunim dhe mbështetjen e Kosovës në proceset e ardhshme.
 
Gjatë takimit u bisedua edhe për përkrahjen e Kroacisë në proceset integruese evropiane të Kosovës, me ç ‘rast kryeministri Mustafa tha se Kosova pret përkrahjen kroate në bartjen e përvojave për procesin e integrimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors