Kryeministri Mustafa uroi nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor


Image

Prishtinë, 5 shtator 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës.
 
Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e përkrahjes për arsimin, në të gjitha nivelet.
 
“Qeveria e Republikës së Kosovës e ka prioritet mbështetjen e gjithanshme të arsimit, pasi që investimi në dije është garanci e një të ardhme prosperuese dhe me mirëqenie të gjithanshme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë kryeministri Mustafa, me këtë rast. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors