Kryeministri Mustafa uroi kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev


Image

Prishtinë, 1 qershor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar kryeministrin e porsazgjedhur të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Qeverinë e re të Maqedonisë të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Duke iu uruar suksese, kryeministri Mustafa ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim dhe intensifikim të relacioneve ndërmjet dy shteteve.

“Shpreh bindjen e plotë se Qeveria e re e Maqedonisë do të vazhdojë fuqizimin e marrëdhënieve shumë të mira që dy vendet dhe dy popujt tanë kanë ndërmjet tyre”, shkruan kryeministri Mustafa, në telegramin dërguar kryeministrit Zaev.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors