Kryeministri Mustafa u nënshkrua në Librin e zisë për nder të ish- kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 29 gusht 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u nënshkrua në Librin e zisë të hapur në ndërtesën e Qeverisë, për nder të ish kryeministrit të dalë nga zgjedhjet e para të pasluftës në Kosovë, Bajram Rexhepi.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur respektin për kontributin dhe përkushtimin e ish-kryeministrit Rexhepi në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend.

“Bajram Rexhepi, ish kryeministri i Kosovës meriton respektin dhe përkuljen tonë. Është njeriu që punoi për Kosovën, për pavarësinë e saj dhe ngritjen e institucioneve demokratike. Frymëzoi me afërsinë, sinqeritetin dhe vendosmërinë e tij. E kujtojmë me respekt”, ka shkruar kryeministri Mustafa, në Librin e zisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors