Kryeministri Mustafa: Të eliminohen barrierat konkrete nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Kryeministri Isa Mustafa ka theksuar përkushtimine Republikës së Kosovës për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit, porka kërkuar që të gjitha vendet e Ballkanit, t’i eliminojnë barrierat që lidhenme qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave si dhe në aspektet tjera.

 

Gjatë takimit joformal të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kuishin të pranishëm edhe zëvendës presidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller ekomisioneri i BE-së, Johannes Hahn, kryeministri Mustafa kërkoi të ndërmerrenmasat e nevojshme për qarkullim të lirë nga Kosova në Bosnje dhe Hercegovinë sidhe që me Serbinë të zgjidhet çështja e energjisë.

  

“Ne në Kosovë do të punojmë së bashku me të gjitha vendet e BallkanitPerëndimor, që të implementojmë idenë dhe programin të cilin e kemi konkretizuarnë Trieste të Italisë, si vazhdimësi e takimeve tona në Berlin, Vjenë, Paris.Kemi edhe disa specifika që nuk ndërlidhen vetëm me çështje teknike tëimplementimit të këtij programi ose këtij plani, por ndërlidhen edhe me disamasa sa i përket qarkullimit të lirë të mallrave me Bosnje dhe Hercegovinën.Duhet evituar regjimin e vizave, sepse na pengon edhe në eksportin e mallravetona edhe në importin e tyre. Duhet, po ashtu, me Serbinë të zgjidhim njëherë epërgjithmonë çështjen e energjisë në mënyrë që ta funksionalizojmë investiminqë e kemi bërë së bashku me Shqipërinë për interkoneksionin e energjisëelektrike. Përmes Bankës Gjermane për Zhvillim kemi investuar mbi 70 milionëeuro dhe ai investim ka mbetur jofunksional për arsye të mos implementimit tëMarrëveshjes që ne e kemi nënshkruar në vitin 2013 në Bruksel”, thakryeministri.

 

Kryeministri Mustafa, më tej, tha se duhet të punohet më shumë në evitimin ebarrierave jo tarifore dhe të merren parasysh të gjitha praktikat e mira nëregjion por edhe në vendet tjera.

  

“Të punojmë në njohjen reciproke të certifikatave fitosanitare, sepse me këtërritet shpejtësia e tregtimit dhe ulet kostoja e tregtisë. Ajo që u tha këtunga z. Muller, nënkryetari i Bankës Botërore, një evidencë që unë e kam këtu përparaflet se këto kosto ne i kemi shumë të mëdha dhe janë shumë disproporcionale nërastet kur ne eksportojmë mallra dhe në rastet kur importojmë. Për shembull,koha e përgatitjes së dokumenteve ose e kapërcimit të dokumenteve për eksportështë 62 orë që na merr ne në kufi me vendet tjera, ndërkaq është vetëm 6 orëtë importimit të mallrave. Do të thotë është një diferencë prej 10 herë më emadhe, pra 10 herë duhet të presim më shumë ne në kufijtë e vendeve tjera përtë rregulluar dokumentet, sesa të tjerët presin në kufirin e Kosovës. Prandaj,është mirë që këtë çështje ta trajtojmë, ta rregullojmë sepse nuk na ndihmojnëvetëm deklarimet dhe vullneti i mirë politik që është këtu. Po ashtu, vlerësojse duhet të punojmë për njohjen reciproke të kualifikimeve individuale dheprofesioneve ndërmjet nesh, ajo që është në program nacional e theksuam dhe nëkrijimin e pakove të përbashkëta për tërheqjen e investitorëve, për arsye sejemi vende të vogla dhe me këtë mund të arrijmë që të kemi më shumë investimegjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha kryeministri.

 

Sa i përket digjitalizimit, kryeministri Mustafa, ka theksuar rëndësinë që tëndërtohet infrastruktura që i nevojitet sektorit privat.

“Zhvillimi ekonomik nënkupton para së gjithash respektimin dhe nxitjen esektorit privat dhe përshtatjen e infrastrukturës së institucioneve publikendaj sektorit privat. Unë jam shumë i bindur se po që se shumë nga çështjet qëpengohen nganjëherë nga institucionet qeveritare, po t’i liheshin sektoritprivat, ai do të komunikonte shumë më mirë dhe shumë më lehtë sesa pengesat qënganjëherë i bëhen. Ne jemi të gatshëm që edhe në pikëpamje të politikavetatimore edhe në pikëpamje të politikave doganore, përderisa e zbatojmëMarrëveshjen e Stabilizim Asociimit edhe në pikëpamje të trajtimeve tjerajofiskale të harmonizohemi plotësisht me të gjitha vendet e BallkanitPerëndimor, në mënyrë që të lehtësohet bashkëpunimi ynë ekonomik”, thakryeministri Isa Mustafa.

 

Gjatë takimit joformal të kryeministrave të gjashtë vendeve të BallkanitPerëndimor, kryeministri Mustafa, ka zhvilluar biseda me homologët nga rajonisi dhe me zëvendës presidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller e komisionerin eBE-së, Johannes Hahn.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors