Prishtinë, 14 janar 2015
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Jean Eric Paquet.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa ka konfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e agjendës integruese evropiane.
Kryeministri Mustafa dhe z. Paquet kanë biseduar edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përkrahjen e projekteve dhe programit të Qeverisë në proceset integruese, liberalizimin e vizave, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.
