Kryeministri Mustafa shpreh përkrahjen për komunitetin rom


Image


Image


Image

Prishtinë, 8 prill 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Kosovë, me rastin e shënimit të 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve.
 
Duke i uruar për këtë ditë të shënuar, kryeministri Mustafa shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për komunitetin dhe qytetarët romë në Republikën e Kosovës.
 
Përfaqësuesit e komunitetit rom kanë falënderuar kryeministrin Mustafa për përkrahjen, duke shprehur përkushtimin e tyre për proceset në Kosovë.
 
Gjatë takimit u bisedua edhe për aspekte konkrete të mbështetjes për këtë komunitet.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors