Kryeministri Mustafa shpreh mbështetje të plotë për fëmijët dhe Shoqatën “Autizmi Flet”


Image


Image

Prishtinë, 4 prill 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim fëmijët dhe drejtuesit e Shoqatës “Autizmi Flet”.
 
Kryeministri Mustafa shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për këtë shoqatë dhe të gjithë fëmijët me autizëm.
 
Kryeministri Isa Mustafa, gjatë takimit, çmoi lartë përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe rezultatet e kësaj Shoqate që drejtohet nga prindërit e fëmijëve.
 
Nënat e fëmijëve e njoftuan kryeministrin Mustafa për aktivitetet, por dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen, si dhe për nevojën për më shumë përkrahje.
 
“Autizmi Flet” është shoqatë joprofitabile e themeluar nga prindërit e fëmijëve me autizëm për të ndihmuar integrimin e tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors