Kryeministri Mustafa: Qeveria e përkushtuar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 30 gusht 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shënimit të 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, vendosi kurora lulesh pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur.

Duke përkujtuar dhe shprehur dhembjen për të pagjeturit në Kosovë, kryeministri Mustafa, tha se tash e sa vjet familjarët po jetojnë në ankth dhe në pritje të më të dashurve të tyre.

“Është një moment ku është vështirë të shprehesh. Është fjala për të pagjeturit tanë, për njerëzit që i presin familjet e tyre, për ankthin që ende po jeton te prindërit, te familjet, te të afërmit e atyre që nuk u gjetën gjatë këtyre shumë vjetëve”, tha kryeministri Mustafa.

Kryeministri Mustafa, po ashtu shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për të punuar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Ajo që unë mund të them si kryeministër është se Qeveria e Kosovës është munduar të bëjë dhe duhet të bëjë çdo gjë që të zbardhet fati i të pagjeturve, që t’ju ndihmohet familjeve që të kenë informata, që të bëhet çdo gjë edhe në Bruksel dhe në kontakte tjera me partnerët ndërkombëtar që të detyrohet Serbia t’i hapë të gjitha dosjet dhe të gjitha arkivat, në mënyrë që të merren informata të caktuara për t’u identifikuar se ku janë njerëzit tanë që për këtë periudhë kohore ende nuk u identifikuan se ku janë”, tha kryeministri Mustafa, duke shprehur admirim për punën që po bëjnë familjarët dhe përkushtimin e tyre, por edhe besimin e madh se megjithatë ky proces do të zbardhet dhe ata do të marrin informata për të afërmit e tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors