Kryeministri Mustafa: Qeveria e Kosovës plotësisht e angazhuar në zhvillimin ekonomik dhe proceset eurointegruese


Image


Image

Prishtinë, 11 shkurt 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti të enjten në takim ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident në Kosovë, Pat Kelly.
 
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane.
 
Duke vlerësuar përkrahjen e Irlandës për Kosovën, kryeministri Isa Mustafa theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, në veçanti në fushën e edukimit dhe të tërheqje së investimeve.
 
“Qeveria e Kosovës, me përkrahjen e qytetarëve dhe të partnerëve ndërkombëtarë, është plotësisht e angazhuar në zhvillimin ekonomik të vendit, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies sociale, proceset integruese evropiane dhe fuqizimin e institucioneve demokratike”, tha kryeministri Mustafa.
 
Ambasadori i Irlandës, Pat Kelly, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e shumanshme të Irlandës për proceset në Kosovë.
 
Ambasadori Kelly, po ashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Irlandës për bashkëpunim dhe për të ofruar përkrahje në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese evropiane.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors