Kryeministri Mustafa: Qeveria e Kosovës e fokusuar për krijimin e kushteve për investime të huaja në Kosovë


Image


Image

Prishtinë, 12 tetor 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti përfaqësuesit e kompanisë australiane, Peshter Mining, e cila ka investuar në sektorin e Minierave në Slivovë.
 
Kryeministri Mustafa i njoftoi për reformat e fuqishme fiskale, ambientin shumë të mirë për investime si dhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për investitorët e huaj.
 
Kryeministri Mustafa foli edhe për mundësitë e mëdha që ofron Kosova në sektorin e minierave dhe fusha tjera për investime të huaja.
 
Përfaqësuesit e Kompanisë Peshter Mining, vlerësuan reformat e ndërmarra në Kosovë, duke e njoftuar kryeministrin Mustafa me planet dhe projektet e tyre për investime në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors