Kryeministri Mustafa priti në takim lamtumirës ambasadoren gjermane, Angelika Viets


Image


Image


Image

Kryeministri i
Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e
Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila e përfundon
misionin në Kosovë. 

 

Kryeministri
Mustafa e falënderoi ambasadoren Viets për kontributin e saj në thellimin e
bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet dy vendeve, dhe për mbështetjen që Qeveria
gjermane ka ofruar për proceset demokratike dhe evropiane të Kosovës. 

 

Duke theksuar
se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës,
kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar
bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

 

Ambasadorja
gjermane, Angelika Viets, pasi e falënderoi kryeministrin Mustafa për
bashkëpunimin, theksoi mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors