Kryeministri Mustafa ngushëllon Qeverinë dhe popullin gjerman pas ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Roman Herzog


Image

Prishtinë, 11 janar 2017
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Federal Gjerman, Roman Herzog, i ka shprehur ngushëllime Kancelares Angela Merkel dhe popullit gjerman.
 
Duke shprehur ngushëllimet e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, kryeministri Mustafa ka vlerësuar rolin e ish-Presidentit Herzog në fuqizimin e rolit të Gjermanisë, me theks të posaçëm në marrjen e përgjegjësive ndërkombëtare, në një periudhë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.
 
“Gjermania në kohën kur Roman Herzog ishte President Federal dha një kontribut shumë të çmuar për lirinë e Kosovës, duke ofruar përkrahje të pakursyer edhe për popullin e Kosovës në momentet më të vështira të ballafaqimit me terrorin shtetëror dhe ushtarak të Serbisë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors