Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa,ka ngushëlluar Familjen Lladrovci dhe qytetarët e Kosovës pas ndarjes nga jetatë Muhamet Lladrovcit, Babait të Heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci.
Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:
E nderuara Familje Lladrovci,
Me pikëllim mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit kombëtar MuhametLladrovcit – Bacit Tush.
Ai do të përkujtohet përherë për veprimtarinë e çmuar për lirinë e Kosovës,duke mos kursyer asgjë në këtë udhë të shenjtë.
Familja Lladrovci gjatë angazhimit të plotë në shërbim të çështjes kombëtare, idha vendit dy prej heronjve më të mëdhenj të luftës çlirimtare, luftëtarët epaepur Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin.
Andaj, qytetarët dhe shteti i Kosovës do t’i jenë përherë mirënjohës Bacit Tushdhe Familjes Lladrovci për angazhimin dhe kontributin e tyre të pakursyer.
E nderuara Familje Lladrovci,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal Jushpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Isa Mustafa,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
