Kryeministri Mustafa mori pjesë në aktivitetet e organizuara në nderim të Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 21 janar 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, mori pjesë në manifestimin e mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
 
Në këtë manifestim ishin të pranishëm edhe familjarë të Presidentit Rugova, zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, dhe personalitete të shumta të jetës politike e akademike.  
 
Në këtë manifestimin, u promovua libri studimor “Kujtesa e Rugovës” i përgatitur nga një grup autorësh, libri bibliografik i autorit Munish Hyseni “Ibrahim Rugova-Bibliografi letrare 1961-2015”.  Po ashtu, u hapën edhe dy ekspozita, ajo e fotografisë dokumentare për Rugovën e autorit Fahredin Spahia, si dhe ekspozita e koleksioneve letrare-kulturore të Rugovës, koleksion i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
 
Më pas, kryeministri Mustafa mori pjesë edhe në hapjen e ekspozitës së përhershme në “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.
 
Gjatë ditës, kryeministri Isa Mustafa, ka vizituar edhe familjen e Presidentit Ibrahim Rugova.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors