Kryeministri Mustafa: Mediat e lira jetike për demokratizimin e shoqërisë kosovare

Prishtinë, 3 maj 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka theksuar rëndësinë jetike që ka liria e shprehjes për fuqizimin dhe demokratizimin e mëtejmë të shoqërisë kosovare.

Po ashtu, kryeministri Mustafa thotë se këtë instrument të rëndësishëm e sheh si shtytës për qeverisje të përgjegjshme dhe nxitës të përmbushjes së standardeve të përafrimit euroatlantik të Kosovës.

“Si kryeministër, unë zotohem t’i përkrahë gazetarët në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të qenë të lirë e të pavarur. Në këtë ditë të veçantë për të gjithë gazetarët dhe mediat, unë i mbështesë të gjithë ata në përkushtimin e tyre që të kryejnë misionin për të cilin janë përcaktuar. Qeveria që unë drejtoj dëshiron partneritet me median në funksion të përmbushjes së obligimeve që kemi të dyja palët karshi publikut”, thekson kryeministri Isa Mustafa.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors