Kryeministri Mustafa: Kosova po e thellon bashkëpunimin me NATO-n


Image


Image


Prishtinë, 19 qershor 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e  Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, John Manza.

Kryeministri Mustafa dhe z. Manza kanë biseduar për procesin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, si dhe për zhvillimet tjera aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa theksoi rolin e rëndësishëm si dhe besimin që gëzon KFOR-i në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors