Kryeministri Mustafa: Kosova e përkushtuar për bashkëpunim dhe partneritet me Shqipërinë


Image

Prishtinë, 10 mars 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Gjatë takimit, u bisedua për zhvillimet e përgjithshme në dy vendet si dhe për bashkëpunimin dhe relacionet shumë të mira, në të gjitha nivelet, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri Mustafa e njoftoi kryetarin Basha për progresin e gjithanshëm në Kosovë, me theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, avancimin e proceseve integruese evropiane si dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Kryeministri Mustafa e falënderoi Republikën e Shqipërisë dhe të gjithë faktorët institucional, politik dhe shoqëror të saj për përkrahjen dhe bashkëpunimin, duke shprehur njëkohësisht përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur konsideratat e tij maksimale për lidershipin dhe konsistencën e Qeverisë së Kosovës në avancimin e proceseve zhvillimore.

Kryetari Basha, po ashtu, shprehu përkrahjen dhe përkushtimin për proceset e mëtejshme në Kosovë si dhe për fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors