Kryeministri Mustafa: Funksionimi i mirë i komunave me rëndësi esenciale për qytetarët e Kosovës


Image


Image


Image

Prishtinë, 7 shtator 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për Komuna, për performancën më të mirë për vitin 2015.
 
Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa ka vlerësuar lartë këtë projekt të mbështetur nga Qeveria Zvicerane dhe projekti DEMOS, i cili përkrahë komunat në rritjen e performancës së tyre në ofrimin e shërbimeve për qytetarë.
 
Kryeministri Mustafa tha se organizimi dhe funksionimi i mirëfilltë i komunave, është me rëndësi esenciale për qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi kjo lehtëson jetën e qytetarëve, mundëson që infrastruktura të funksionojë më mirë, që shërbimet që ofrohen ndaj qytetarëve të jenë më të lehta, që ata të ndjejnë veten më mirë dhe që të sigurohet një administratë moderne në komuna dhe përgjithësi në Kosovë.
 
“Ne po punojmë me ngulm që brenda mandatit Qeverisës të orientohemi në investime kapitale për nevoja themelore të komunave tona dhe qytetarëve tanë, duke ndërtuar rrugë, ujësjellës, kanalizime, parqe, objekte të ndryshme për fëmijë dhe rini, sepse ndaj tyre kemi një nevojë që të kujdesemi në mënyrë të veçantë. Po ashtu, duke përkrahur projektet zhvillimore të cilat i kandidojnë komunat, sipas interesave dhe sipas përparësive të tyre”, tha kryeministri.
 
Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka falënderuar përkrahjen e donatorëve, të cilët në mënyrë të pareshtur kanë bashkëpunuar dhe kanë përkrahur orientimet zhvillimore të komunave, duke shprehur nevojën që në të ardhmen në këtë projekt të përfshihet një numër më i madh i komunave.
 
Më tej, kryeministri Mustafa ka falënderuar Qeverinë Zvicerane për përkrahjen e pareshtur që ia ka dhënë komunave dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha fushat që drejtpërdrejti ndërlidhen me nevojat e qytetarëve tanë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors