Prishtinë, 24 shtator 2013
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në mëngjes ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të sesionit vjetor plenar të Iniciativës Globale Klinton, që mbahet në Nju Jork.
Në margjina të kësaj ngjarje shumë të rëndësishme, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me presidentin Klinton, me të cilin ka diskutuar progresin e deritanishëm të shtetit të Kosovës dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova ne rrugën e saj për ta zënë vendin e merituar në mesin e shteteve demokratike të botës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të kësaj konference është takuar me liderë të shteteve të ndryshme të botës.
Iniciativa Globale Klinton (CGI), është themeluar në vitin 2005 nga presidenti Bill Klinton dhe është një nismë e Fondacionit Klinton që mbledh liderët botëror për të krijuar dhe zbatuar zgjidhje inovatore për sfidat më të mëdha të botës.
Takimet vjetore CGI kanë sjellë së bashku më shumë se 150 krerë shtetesh, 20 laureatë Nobel, dhe qindra kryeshefa të kompanive dhe korporatave më të mëdha në botë, drejtues të fondacioneve dhe OJQ-ve, si dhe filantropist dhe pjesëtarët e mediave.
