Kryeministri Kurti vizitoi Termocentralin Kosova A dhe Kosova B

Obiliq, 31 dhjetor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan sot Termocentralin Kosova A dhe Kosova B, ku u pritën nga menaxhmenti dhe punëtorë të KEK-ut.

Gjatë kësaj vizitë, panë nga afër mbarëvajtjen e operimit të njësive të dy termocentraleve. Kryeministri falënderoi bordin, menaxhmentin dhe gjithë punëtorët e KEK-ut për punën e jashtëzakonshme që e bëjnë në shërbim të qytetarëve, të bizneseve të industrisë e të prodhimtarisë sonë, dhe njëkohësisht në shërbim të të sigurisë së përgjithshme të Republikës, teksa u uroi Vitin e Ri 2026 Ai përgëzoi për investimet e bëra deri tani dhe u zotua që bashkë të kemi edhe modernizim të Termocentralit “Kosova B””, edhe rehabilitim të Termocentralit “Kosova A”, me ç‘rast do të kemi edhe kapacitet të shtuara, sa i përket gjenerimit të energjisë.

Ndërkaq, ministrja Artane Rizvanolli, theksoi se këtë vit KEK ka realizuar investimin më të madh në 40 vitet e fundit në KEK dhe në sektorin e energjisë duke modernizuar turbinën në Bllokun B2 dhe duke bërë dhe investime tjera në këtë Bllok. Më tej, ajo potencoi se i njëjti investim vitin e ardhshëm pritet të bëhet edhe në njësinë B1, bashkë me vendosjen e filterëve që do ta ulin ndotjen ndjeshëm. Ministrja veçoi një hap të rëndësishëm që është bërë këtë vit i cili lidhet me fillimin e kontraktimit për rehabilitimin e thellë të njësisë A3 në vlerë 137 milionë euro. Ajo gjithashtu përmendi edhe projektin Solar4Kosova i cili financohet pjesërisht prej BE-së, për të cilin u shpreh se përmes këtij projekti do të ndërtohet Parku Solar prej 100 megavat, që tashmë është në proces prokurimi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors