Kryeministri Kurti vizitoi punimet për renovimin e Palestrës së Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan

Gjilan, 23 maj 2025

Gjatë vizitës në Komunën e Gjilanit, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, deputetë të Kuvendit, dhe Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, ndalesën e radhës e pati te Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, ku po zhvillohen punimet për renovimin e tërësishëm të saj.

Investimi kap vlerën prej 2.78 milionë euro dhe parasheh rregullimin e fasadës së objektit, dyshemesë së sallës, tribunave, sistemit të ngrohjes, klimatizimit dhe ajrosjes, dhomave të ndërrimit, nyjave sanitare, çatisë, e deri te rimodelimi i hapësirave të jashtme, që përfshin fushën sportive bashkë me tribunën e mbuluar në oborrin e palestrës.

Punimet kanë nisur në janar të këtij viti dhe po zhvillohen sipas planit dinamik të punës. Renovimi parashihet të finalizohet deri në fillim të vitit 2027.

Palestra do të shfrytëzohet edhe për Lojërat Mesdhetare 2030, meqë qyteti i Gjilanit është në mesin e dhjetë komunave të Kosovës nikoqire e organizimit më të madh sportiv ndonjëherë në vendin tonë ku do të marrin pjesë rreth 5 mijë sportistë nga 23 shtete.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors