Kryeministri Kurti vizitoi punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan

Gjilan, 4 qershor 2025

Gjatë qëndrimit në qytetin e Gjilanit, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizituan punishten e rrugës “Hamdi Kurteshi”.

Aty, kryeministri Kurti u njoftua nga kryetari Hyseni për rëndësinë e kësaj rruge, e cila është ndër më të ngarkuarat, për detajet e projektit dhe për punimet që po zhvillohen dhe që janë pranë përfundimit.

Vlera e projektit të zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” është 2.4 milionë euro. Sipas Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, ato pritet të finalizohen gjatë muajve të verës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors