Kryeministri Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Podujevë

Podujevë, 11 dhjetor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pa nga afër edhe realizimin e punimeve në Qendrën Multifunksionale.

Punimet të cilat janë në fazën përfundimtare kanë vlerën e gjithëmbarshme prej 1 milion euro, ndërkaq mbi 80 për qind të pagesave tashmë janë bërë.

“Ndërkaq këtu kanë ngelur punë përfundimtare, siç janë tavani, dyshemeja, pastaj fasada, suvatimet dhe besoj që edhe këtu do të vijmë se shpejti që ta përurojmë këtë objekt, i cili është shumë i rëndësishëm për komunën e Podujevës dhe për aktivitetet kulturore, artistike dhe të tjera për të gjithë llapjanët”, tha kryeministri.

Kryeministri Kurti falënderoi kryetarin e komunës, ministrin e Kulturës, dhe punëkryesin për bashkëpunimin që kanë drejt realizimit të këtij qëllimi të përbashkët.

Prononcimi i plotë i Kryeministrit Kurti:

Përderisa te Stadiumi “Zahir Pajaziti” vendosëm gurthemelin për tribunat e lindjes, ku do të ketë edhe ndriçim e natyrisht edhe shtim të ulëseve dhe kulme për tribunat, ndërkaq tek pishina gjysmë-olimpike e pamë se me çfarë intensiteti të lartë po zhvillohen punimet për më pak se 6 muaj për një pishinë për gara dhe një tjetër për fëmijë. Këtu jemi tek Qendra Multifunksionale, e cila vlerën e gjithëmbarshme e ka prej 1 milion euro, ndërkaq mbi 80 për qind të pagesave tashmë janë bërë, ndërkaq këtu kanë ngelur punët përfundimtare, siç janë tavani, dyshemeja, pastaj fasada, suvatimet dhe besoj që edhe këtu do të vijmë se shpejti që ta përurojmë këtë objekt, i cili është shumë i rëndësishëm për komunën e Podujevës dhe për aktivitetet kulturore, artistike, dhe të tjera për të gjithë llapjanët.

Unë falënderoj kryetarin e komunës, ministrin e Kulturës, dhe punëkryesin për bashkëpunimin që kanë drejt realizimit të këtij qëllimi të përbashkët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors