Gjilan, 1 shtator 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizituan vendpunishtet e gjashtë projekteve infrastrukturore në vlerë prej 3.3 milionë euro, të cilat kanë rëndësi të veçantë në lehtësimin e qarkullimit të veturave dhe njerëzve.
Projektet që vizituan ishin: Rrethrrotullimi i rrugës qarkore me rrugën e Prishtinës, Rruga te posta e vogël, Rruga Vëllezërit Frashëri (Dheu i Bardhë), Rruga Avdullah Presheva (Dheu i Bardhë), Rruga e Zabelit dhe Rruga e Arbërisë.
Gjatë kësaj vizite, kryeministri u njoftua rreth specifikave të projekteve, rëndësisë për qytetin dhe afatet e përfundimit të tyre. Ai uroi punime të mbara dhe të shpejta.






















